FOOTBALL REPUBLIC
Football Republic është një kompleks sportiv futbolli i krijuar në vitin 2018. Football Republic përbëhet nga 2 fusha standarte të mëdha, një fushë format 7×7 dhe 8×8 si edhe 2 fusha kalceto të mbuluara.
Ky kompleks stërvitor shërben për akademinë Football Republic. Football Republic është një akademi profesioniste dhe specialiste e cila vë në shërbim të fëmijëve eksperiencën e saj për t’i ofruar stërvitje specifike sipas grupmoshave në një ambient të një cilësie të lartë.
E organizuar në orare të ndryshme sipas grupmoshave përgjatë gjithë javës, akademia Football Republic mirëpret fëmijët tuaj nga mosha 4 deri në 18 vjeç përgjatë gjithë vitit. Ne i mundësojmë atyre një bagazh teknik dhe taktit të nevojshëm për zhvillimin e tyre në fushën e gjelbërt.
Zhvillimi, kënaqësia, bashkëpunimi dhe respekti janë vlerat e përcjella nga akademia jonë për të favorizuar rritjen dhe perfeksionimin e fëmijëve tuaj.
Gjithashtu Football Republic është një strukture që mirëpret ekipe të jashtme që dëshirojnë të zhvillojnë stërvitjet e tyre pranë këtij kompleksi sporiv por gjithashtu edhe eventet sportive si kampionate amatore futbolli apo turne kombëtar dhe ndërkombëtar.
Për më shumë informacion mbi Akademinë Football Republic nga Redi Jupi, kontaktoni në numrin e telefonit 0694533909 ose në rrjetet tona sociale.



INFINITY POOL
Mirësevini në pishinë tonë verore Infinity Pool. Një destinacion perfekt për t’u çlodhur dhe për të shijuar ditët e nxehta të verës! I rrethuar nga peisazhe të bukura në mës të gjelbërimit dhe me një atmosferë relaksuese, pishina jonë ofron mundësinë ideale për të kaluar momente të paharrueshme me familjen dhe miqtë.
Një pishinë e madhe infinity e trajtuar sipas të gjithë parametrave cilësorë ju pret, duke ofruar hapësira për të notuar, për t’u relaksuar ose për të praktikuar lojra të ndryshme sportive. Rreth pishinës, mund të gjeni shezllonat e rehatshëm ku mund të relaksoheni dhe të shijoni diellin.
Beach bari ynë veror ofron një menu të pasur me pije freskuese dhe koktejle, ushqime të shijshme që do t’ju kënaqin ndjenjat. Ndjeni energjinë e verës në çdo gotë dhe shijoni atmosferën e gëzueshme që krijohet nga muzika në sfond.
Pavarësisht nëse kërkoni një ditë të qetë në pishinë, një aventurë me miqtë tuaj, apo një vend për të festuar ngjarje të veçanta, ne jemi këtu për t’i plotësuar të gjitha dëshirat tuaja. Bashkohuni me ne dhe krijoni kujtime të mrekullueshme në pishinën tonë verore me beach bar, ku çdo ditë është një mundësi për të shijuar jetën!

CLUB HOUSE
Mirë se vini në Club House, një bar bistro i cili ofron një menu të larmishme për të kaluar një moment të mirë mes miqsh. I hapur për të gjithë, familjarë,dhe në mes të gjelbërimit dhe ajrit të pastër ju garantojme një kohë të mirë të kaluar me familjen apo miqtë tuaj.
Zgjidhni tavolinën tuaj në ambientet e brendshme, ku një kënd i vogël i dedikohet dhe fëmijëve tuaj apo një kënd tjetër përpara një oxhaku të ngrohtë për të kaluar ditët e ftohta të dimrit me një pjatë të mirë dhe një pije sic i ka hijen. Gjithashtu për ditët e pranverës dhe verës, tavolinat në ambientin jashtë nën hijen e dushqeve natyrale do t’ju freskojë nga vapa e qytetit.
Në menu, gatime të vogla tradicionale, produket e mishit, pizza delicioze, apo burger për të lëpirë gishtat…zgjedhja mbetet e juaja sipas oreksit.
Për ata që kërkojnë një vend për të organizuar ditëlindje ose ngjarje speciale, Club House ofron mundësi të personalizuara për festa me menu catering të menduara për eventin tuaj.



SUMMER CAMP
Mirë se vini në Summer Camp-in tonë, një destinacion perfekt për aventurë, argëtim dhe krijim miqësish të reja në sezonin më të ngrohtë të vitit! Në këtë kamp veror, fëmijët dhe adoleshentët do të përjetojnë një eksperiencë të paharrueshme, duke u angazhuar në aktivitete emocionuese dhe edukative që ndihmojnë në zhvillimin e aftësive të reja dhe rritin besimin në vetvete.
Summer Camp ofron një gamë të gjerë aktivitetesh, nga sportet si futbolli, basketbolli dhe noti, deri tek artet krijuese, kërcimi dhe eksplorimet në natyrë. Bëni bashkë një përvojë unike në natyrë, ku fëmijët do të njoftohen me principet e punës në ekip dhe bashkëpunimin, në një ambient të sigurt dhe mbështetës.
Ekipi ynë i trajnerëve të kualifikuar është i përkushtuar për të siguruar që çdo fëmijë të ndjehet i mirëpritur dhe i angazhuar. Ne besojmë se çdo ditë në kamp është një mundësi për rritje dhe zhvillim personal. Pjesëmarrësit do të krijojnë miqësi të reja, do të përjetojnë aventura emocionuese dhe do të mbushen me kujtime të çmuara që do të zgjasin një jetës.
Bashkohu me ne në Kampin Veror të organizuar nga Football and Padel Republic, sepse vera është periudha e vitit ku pushimet verore janë të mbushura me aktivitete, por edhe ku fëmijët do të argetohen sepse vera është simestri argetues i vitit.