Loja

bt_bb_section_bottom_section_coverage_image

Fusha

Një fushë padel është 20 m x 10 m, që është afërsisht një e treta e madhësisë së një fushe tenisi. Fushat janë të mbyllura me gardhe anash dhe xhami të fortë në pjesën e pasme, që do të thotë se topi mund të mbetet aktiv pasi të godasë muret. Madhësia kompakte e fushave e bën lojën me ndikim, konkurrues dhe emocionues, ndërkohë që mbetet gjithëpërfshirëse për njerëzit e të gjitha aftësive.

Raketa e padelit është e përbërë nga fibra karboni ose kompozitë që e bëjnë atë te lehtë dhe të qendrueshme. Ajo vjen në forma të ndryshme si forme diamanti, pikë loti ose e rrumbullakët. Është e lehtë për tu mbajtur edhe për lojtarët fillestar.
Topi i padelit është i ngjashëm me atë të tenisit si në formë dhe në ngjyrë por pak më i vogël dhe me më pak presion që do të thotë se kërcimi mund ta mbajë topin në lëvizje më të gjata.

Raketa dhe Topi

Lojtarët

Padel është një lojë midis tenisit dhe skuashit. Ështe një lojë fleksibël, e thjeshtë për t’u luajtur dhe shumë sociale pasi luhet në ekipe dyshe. Padeli nuk është një lojë force që kërkon aftësi të mira teknike, por më shumë një lojë taktike ndaj dhe është një lojë që mund të luhet në çdo moshë dhe nga cdo nivel fizik. Si të jësh një fillestar, një lojtar sezonal apo një lojtar i avancuar, padeli është një lojë ku çdo kush zbulon së ajo është një lojë argetuese dhe ngjitëse.

Ndeshjet përbëhen nga tre sete, ku secili set përbëhet nga gjashtë lojë. Fituesit e dy nga tre setet janë edhe fituesit e ndeshjes. Padeli përdor të njëjtin sistem pikësh si tenisi, në një lojë pikët janë: 15/0, 30/0, 40/0, deuce, avantazh ose “pika e artë”.Në rast se një set përfundon me një numër të barabartë lojësh prej 6 dhe 6 atëherë “tie break” me 7 pikë përcakton fituesin e setit.

Loja nis me një shërbim ku shërbim ku topi duhet të bjerë prapa vijës bazë dhe nuk duhet të kërcejë më lart se niveli i belit gjatë momentit të shërbimit. Shërbimi duhet më pas të goditet diagonalisht në katrori e kundërshtarëve. Topi nuk mund të mos godasë gardhin me tela në shërbim, por ai mund të godasë xhamin. Gjithashtu ai nuk duhet të kërcejë më shumë se një herë përpara se të luhet nga kundërshtari. Gjatë lojës topi duhet të kërcejë në tokë përpara se të godasë xhamin ose gardhin, nëse i godet përpara kërcimit atëherë topi është jashtë. Nësë topi kercën nga toka dhe godet xhamin apo gardhin, loja vazhdon dhe lojtarët mund të kthejnë topin në fushën e kundërshtarëve. Pas një smashi, nëse topi del nga fusha atëherë kjo konsiderohet pikë nëse një nga lojtarët nuk ka mundur të dalë nga fusha dhe ta kthejë atë në fushën kundërshtare.

Rregullat e Lojës

No matter how good you get you can always get better, and that’s exciting part
Amy Logan
Member since 2012

WINNERAmy Logan

Ladies City Tournament
012345678900123456789001234567890
USCTA Ranking
bt_bb_section_bottom_section_coverage_image